AKTUALITETSTAR CHANNEL

Dy impiante të reja fotovoltaike miratohen në Fier, kapacitet total 140 MW

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndërtimin e dy centraleve të reja fotovoltaike në territorin e Bashkisë Fier, me një kapacitet të kombinuar prej 140 megavatësh. Projektet do të realizohen nga shoqëritë “FOS SOLAR” sh.p.k. dhe “EURON SOLAR-PV” sh.p.k., ndërsa të dy impiantet pritet të vihen në punë brenda 36 muajve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Impianti i parë, i cili do të ndërtohet në zonën kadastrale 3038 të fshatit Povelçë, Njësia Administrative Dërmenas, do të ketë një kapacitet të instaluar prej 40 MW. Projekti do të zhvillohet nga kompania “FOS SOLAR” sh.p.k. dhe do të operojë për 49 vjet nga hyrja në fuqi e vendimit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Impianti i dytë, që do të ndërtohet në fshatrat Fushë dhe Povelçë, Bashkia Fier, do të ketë një kapacitet prej 100 MW dhe do të realizohet nga kompania “EURON SOLAR-PV” sh.p.k. Edhe ky projekt parashikohet të vihet në operim brenda 36 muajve dhe do të ketë afat operimi 49-vjeçar.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Sipas vendimeve të qeverisë, të dy projektet nuk janë objekt koncesioni dhe nuk përfitojnë nga masa mbështetëse shtetërore. Gjithashtu, kompanitë kanë detyrimin që t’i japin shtetit falas, në formë royalty, 2% të prodhimit vjetor të energjisë elektrike, ose vlerën monetare ekuivalente që do të derdhet në buxhetin e shtetit.

Reklama në FieriWeb

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, do të monitorojnë ecurinë e projekteve çdo tre muaj, duke verifikuar realizimin e punimeve dhe respektimin e kushteve teknike e mjedisore.

Me këto dy investime të reja, zona e Povelçës dhe Dërmenasit pritet të forcojë më tej rolin e saj si një nga qendrat kryesore të prodhimit të energjisë diellore në Shqipëri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button