“Dy kamikazë të PD-së në GJKKO”, Rama: Gjyqtari që caktoi burg për Veliajn, i njëjti me çështjen “Toyota Yaris”! Dumani të kontrollojë…

Edi Rama: Gjyqtarët e tjerë nuk kanë pranuar. Ky caktoi arrest me burg (Erion Veliaj)
Ky gjyqtar e ka nisur karrierën si koleg zyre… me këtë emrin nuk po e them. Kur ishte në Ministri të Drejtësisë, kur ministër ishte Eduard Halimi. Ky dhe një tjetër i njohur si esktremist i djathtë, kanë kaluar më shumë çështje që lidhen me PS, duke kërkuar masa deri në ekstrem. I tillë është dhe rasti X, që diskutohet shumë si një skandal në të gjitha rrethet e juristëve. Është i njëjti gjyqtar me çështjen Toyota Yaris.
Bufi i kënetës lëxon përgjimet nga Encrochat tani në parlament, i ndaluar për t’u përhapur dhe pubklikuar. Ku jemi këtu? Kjo është vepër penale. Pra, bëhet fjalë për dy kamikazë të PD-së në GJKKO që s’e kanë asnjë problem ta shprehin në mjedisin tonë kënaqësinë e të marrit në dorë fatin e këtij apo atij.