KRONIKËSTAR CHANNEL

Dy persona në pranga në Fier dhe Lushnjë, njëri për dhunë ndaj bashkëshortes, tjetri për konflikt me thikë

Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton për një sërë ngjarjesh të regjistruara gjatë ditëve të fundit në qarqet Fier dhe Lushnjë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin K. L., 19 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta është konfliktuar me një shtetas tjetër. Gjatë ndërhyrjes policore, i riu u kap me një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua nga autoritetet.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, në Lushnjë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë arrestuan shtetasin D. H., 51 vjeç, banues në Lushnjë, për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes së tij. Gruaja është pajisur me urdhër mbrojtjeje, ndërsa materiali procedurial është referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në një tjetër ngjarje, ditën e djeshme në fshatin Levan, automjeti i drejtuar nga shtetasi A. M., 39 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier, dyshohet se mori flakë gjatë ecjes për shkak të një shkëndije elektrike. Fatmirësisht, nuk pati persona të lënduar, por u shkaktuan vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të incidentit.

Reklama në FieriWeb

Po ashtu, në aksin rrugor “Fier–Lushnjë”, rreth orës 12:20, është regjistruar një aksident tragjik mes një automjeti dhe një motomjeti. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi K. Gj., 36 vjeç. Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. P., 61 vjeç, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale të të gjitha ngjarjeve janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.

Related Articles

Back to top button