KRONIKËSTAR CHANNEL

Dy të kërkuar ndërkombëtar bien në prangat e Policisë së Fierit

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses dy operacione brenda 24 orëve, duke vënë në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Operacioni i koduar “Palermo” u zhvillua për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë, të akuzuar nga autoritetet italiane për vepra të rënda penale. Në pranga ka rënë Dhimitraq Xhoku (Hoxhara), 30 vjeç, banues në Levan.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD SOA”


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Palermos në Itali kishte lëshuar ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg, me vendimin e datës 12 gusht 2024. Ai akuzohet për veprat penale Vrasje me dashje, Plagosje dhe Armëmbajtje pa leje.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”


Sipas autoriteteve italiane, Xhoku, në bashkëpunim me persona të tjerë, më 4 qershor 2023, ka kryer një atentat me armë zjarri në Sicili, ku humbi jetën shtetasi S.R., ndërsa një tjetër person mbeti i plagosur.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”


Ndërkohë, një tjetër operacion çoi në arrestimin e Klaus Mucës, 34 vjeç, banues në Lushnjë. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Milanos kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike, në kuadër të Kodit Penal italian.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”


Hetimet kanë zbuluar se Muca kishte rolin e transportuesit të lëndëve narkotike për llogari të grupeve kriminale ndërkombëtare.
Të dy të arrestuarit do të ekstradohen drejt Italisë.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button