AKTUALITETSTAR CHANNEL

Dy tërmete brenda pak sekondash në jug të vendit, ndihen në Fier, Vlorë dhe rrethina

Dy lëkundje tërmeti u regjistruan pasditen e sotme, më 26 qershor 2025, në zonën jugperëndimore të Shqipërisë, me epiqendra në Kocul (qarku Vlorë) dhe Poçem (qarku Fier).

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

🔹 Tërmeti i parë u regjistrua në orën 13:51:35, me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter dhe një thellësi prej 32 km, me epiqendër në afërsi të fshatit Kocul, bashkia Selenicë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

🔹 Vetëm 4 sekonda më pas, në orën 13:51:39, një tjetër lëkundje me magnitudë 3.4 Rihter goditi zonën e Poçemit, në qarkun Fier, me një thellësi shumë më të vogël prej vetëm 5 km.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Të dy tërmetet janë ndjerë nga qytetarët në Fier, Vlorë, Patos, Ballsh, Berat dhe zona të tjera përreth, por nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

Reklama në FieriWeb

Institucionet përgjegjëse po ndjekin situatën në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa bëhet thirrje për qetësi dhe kujdes ndaj informacionit zyrtar. Tërmete të kësaj magnitude konsiderohen të zakonshme dhe me ndikim të ulët.

Related Articles

Back to top button