KRONIKËSTAR CHANNEL

Dy vrasje, një plagosje dhe asnjë ditë burg — derisa vrau sërish, në mes të kalasë së Beratit

Vrasesi Kristo Mema dhe viktima e fundit, Keli Hoxha. Një histori që turpëron drejtësinë dhe trondit ndërgjegjen.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Një vend ku një njeri me dy vrasje dhe një plagosje ecën i lirë, punon me turistët dhe fëmijët, nuk është më një vend normal.
Është një sistem që ka dështuar. Një shtet që e ka kthyer lirinë e kriminelëve në simbol të pafuqisë së vet.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Kristo Mema, 63 vjeç, në vitin 1994 vrau një njeri në Berat dhe u arratis në Greqi për t’i shpëtuar dënimit. Aty, në shtetin fqinj, vrau sërish një person tjetër dhe, siç ndodh vetëm në Shqipëri, arriti të rikthehej në vendin tonë pa vuajtur asnjë ditë burg.
Në Roshnik plagosi një tjetër qytetar, dhe përsëri — asgjë. As drejtësi, as përgjegjësi, as ndëshkim.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Prej më shumë se pesë vitesh, Mema shërbente në kalanë e Beratit, duke u marrë me turistë e fëmijë, ndërkohë që mbi supe mbante dy vrasje dhe një plagosje.
Derisa ndodhi tragjedia e radhës.

Reklama në FieriWeb

Në mes të kalasë, në sy të dhjetëra njerëzve, Mema vrau me thikë Keli Hoxhën, 42 vjeç, një baba që deshi t’i bënte vajzës së tij 9-vjeçare një foto me kalin.
E vrau në sy të fëmijëve, të nënës dhe të bashkëshortes së tij.
Për një foto. Për një mosmarrëveshje absurde.
Për shkak se shteti nuk bëri detyrën e tij.

Ky nuk është një lajm për një krim të rradhës.
Ky është aktakuzë ndaj drejtësisë shqiptare, që e ka lënë një vrasës të lirë të kthehet në kriminel të përsëritur.
Një sistem që hesht, që mbyll sytë, që falet me arsyetimin “nuk është më i rrezikshëm”.
Por ja ku jemi: një jetë tjetër e marrë, një familje tjetër e shkatërruar.

Pyetjet duhen bërë me zë të lartë dhe publikisht:
Kush lejoi që Kristo Mema të mos vuante asnjë dënim?
Kush mban përgjegjësi për mosarrestimin e tij?
Kush do të mbajë përgjegjësi për vrasjen e Keli Hoxhës?

Sepse kjo nuk është thjesht një vrasje në Berat.
Është vrasja e drejtësisë në Shqipëri.
Dhe ajo ndodhi në mes të ditës në mes të kalasë së Uneskos, në sytë e të gjithëve.

Editorial nga FieriWeb.com

Related Articles

Back to top button