AKTUALITETPOLITIKË

Dyert e Kuvendit të mbyllura me kyç, Flamur Noka: Bunkerizohet parlamenti për të mos u futur përfaqësuesit e popullit



Deputetët e Partisë Demokratike, të cilët një ditë më parë u përjashtuan nga punimet e Kuvendit sot nuk janë lejuar të futën në sallën e seancave plenare.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Derën kryesore e kishin bllokuar Garda, ndërsa një derë tjetër ishte e kyçur.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Deputeti i PD, Flamur Noka tha se po bunkerizohet për të mos lejuar futjen e deputetëve.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Tmerri ka Edi Rama nga opozita dhe fjala e lirë. Dy fjalë edhe për këtra opozitarët e opozitës, si raca më e ndyrë e njerëzimit. Shikoni këto pastaj dilni flisni. Bunkerizohet parlamenti që të mos lejohen të futen përfaqësuesit e popullit. Shihni këtë pamje dhe pastaj flisni për demokraci”, tha Flamur Noka.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Kujtojmë që deputetët e PD, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati u perjashtuan me 60 dite. Ky ndëshkim vjen pas tensioneve dhe kaosit në Paralment të hënën, ku u dogjën jashtë Kuvendit edhe karriget.

Ndërkohë deputeti tjetër, Edi Paloka u ndëshkua me 10 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit, ndërsa të tjerët me 40 ditë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Deputetet qe u perjashtuan me 40 dite jane:

Luan Baçi,Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Saimir Korreshi, Lefter Geshnjte, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Ludovik Hasani, Ramadan Lika, Asllani Dogjani, Qani Xhafa, Kasem Mahmutaj dhe Edmond Spaho.

Related Articles

Back to top button