AKTUALITETSTAR CHANNEL
Dyndje turistësh në Voskopojë! Mjaftuan vetëm pak centimetra dëborë që të tërheqë vizitorët në fundjavë
Voskopoja mbetet një ndër destinacionet e preferuara në vend për turizmin dimëror.
Fshati malor me prezencën e dëborës ofron pamje mahnitëse për vizitorët të cilët këtë fundjavë kanë qenë të shumtë. Kanë mjaftuar vetëm pak centimetra dëborë që fshati të vizitohet prej pushuesve të shumtë nga gjithë qytetet e Shqipërisë, të cilët shijojnë jo vetëm peisazhin, por edhe atraksionet kulturore dhe kulinarinë.
Vetëm pak kilometra larg Korçës, fshati malor ofron turizëm gjithë stinor dhe mbetet një prej destinacioneve më të frekuentuara nga turistë vendas dhe të huaj.