AKTUALITET
Dyshohet se ka pirë mbidozë ilaçesh, 2-vjeçari në gjendje të rëndë, transportohet nga Saranda me helikopter në Tiranë
Një 2-vjeçar është dërguar në spitalin e Sarandës në gjendje të rëndë shëndetësore mesditën e kësaj të shtune.
Sipas informacioneve fëmija dyshohet se ka pirë një sasi të madhe medikamentesh dhe për pasojë i mituri ka shfaqur komplikacione.
Teksa i është dhënë ndihma e parë nga spitali i Sarandës, i mituri është nisur me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Tiranës.
Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen.