BOTA

E akuzuar për vdekjen e 4 foshnjave, falet pas 20 vitesh në burg vrasësja më famëkeqe e Australisë


Një grua e quajtur dikur “vrasësja serike famëkeqe e Australisë” është falur pasi provat e reja sugjeruan se ajo nuk i vrau katër fëmijët e saj të mitur.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Kathleen Folbigg kaloi 20 vjet në burg pasi një juri e gjeti atë fajtore për vrasjen e djemve, Caleb dhe Patrick, si dhe vajzave të saj Sarah dhe Laura.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Mirëpo, një hetim i fundit ka çuar shkencëtarët të besojnë se ata mund të kenë vdekur në mënyrë të natyrshme.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Rasti i 55-vjeçares është përshkruar si një nga gabimet më të mëdha të drejtësisë në Australi. Zonja Folbigg, e cila ka konsideruar gjithmonë veten të pafajshme, u burgos për 25 vjet në 2003 për vrasjen e 4 fëmijëve të saj.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Çdo fëmijë vdiq papritur midis 1989 dhe 1999, në moshën 19 ditë deri në 19 muaj, ndërsa prokurorët pretendonin se ajo i kishte mbytur ata. Apelimet e mëparshme dhe një hetim i veçantë i vitit 2019 për rastin nuk gjetën arsye për dyshim të arsyeshëm dhe i dhanë peshë më të madhe provave rrethanore në gjyqin origjinal të zonjës Folbigg.

Mirëpo, në hetimin e ri të kryesuar nga gjyqtari në pension Tom Bathurst, prokurorët pranuan se kërkimet mbi mutacionet e gjeneve kishin ndryshuar kuptimin e tyre për vdekjen e fëmijëve.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Prokurori i Përgjithshëm i Uellsit të Ri Jugor, Michael Daley njoftoi të hënën se zoti Bathurst kishte arritur në përfundimin se kishte dyshime të arsyeshme se zonja Folbigg ishte fajtore për secilën vepër.

Si rezultat, guvernatori i NSË kishte nënshkruar një falje të plotë dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të zonjës Folbigg nga burgu.

“Ka qenë një sprovë 20-vjeçare për të… I uroj paqen,” tha zoti Daley, duke shtuar se mendimet e tij ishin gjithashtu me Craig Folbigg, babai i fëmijëve.

Related Articles

Back to top button