KRONIKË

E dehur çoi qytetin në këmbë bashkë me motrën dhe përfundoi në Polici, gjykata lë të lirë “gangsteren” e Bilishtit 


Gjykata e Korçës ka lënë të lirë Dezi Arapin, e cila së bashku me motrën ishte kthyer në një problem për qytetarët e Bilishtit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Bëhet me dije se gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” më 28 gusht, ndërsa ajo vijon të jetë nën hetim për veprën penale “Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik”.  Ndërsa 23 vjeçarja Xhesi Arapi u procedua në gjendje të lirë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Kujtojmë se Dezi dhe Xhesi Arapi, përkatësisht 27 dhe 23 vjeçe, u arrestuan në datën 23 gusht në Bilisht. Në mënyrë të vazhdueshme ato prishnin qetësinë publike.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Dy motrat “gangstere” lëviznin me makinë nëpër qytet të dehuar dhe shanin e fyenin qytetarët. Madje gjatë arrestimit ato kundërshtuan edhe efektivët e policisë, duke i sharë dhe goditur ata.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”


Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button