AKTUALITET

E dënuar me 12 vite burg për trafik droge, kapet 53 vjeçarja shqiptare që kërkohej nga Norvegjia (Ku ishte fshehur) 


Një grua e lindur në vitin 1969 është arrestuar sot në Pejë, e njëjta ishte e dënuar me 12 vite burgim nga autoritetet norvegjeze për trafikim droge.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Pas konfirmimit të identitetit të saj me vendim të prokurorit kompetent, të njëjtës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për procedura të mëtejme, njofton policia, transmeton Express.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Arrestimi i saj është bërë pas një bashkëpunimi aktiv me Njësitin për persona të arratisur (FAST Kosova).

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Njoftimi i plotë i policisë:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Në përpjekjet e vazhdueshme ligjore dhe profesionale për parandalimin dhe luftimin e veprave penale përfshirë edhe luftimin e kriminalitetit që kalon kufijtë shtetëror, në veçanti identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar që provojnë t’i ikin drejtësisë, përfshirë edhe drejtësinë ndërkombëtare, Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), po vepron me kompetencë dhe profesionalizëm duke dëshmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet ndërkombëtare për zbatim të ligjit.

Sot me datë 08.02.2022, Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, përmes një bashkëpunimi aktiv me Njësitin për persona të arratisur (FAST Kosova), që vepron në kuadër të ILECU-të, të Policisë së Kosovës, dhe bashkërendimit të aktiviteteve ndërmjet autoriteteve kompetente, ka arrestuar të dyshuarën femër (viti i lindjes 1969), e dënuar nga autoritetet norvegjeze për trafikim droge.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Pas konfirmimit të identitetit të saj me vendim të prokurorit kompetent, të njëjtës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për procedura të mëtejme.

Related Articles

Back to top button