“E dimë shumë mirë për çfarë njihesh jashtë…” / Plas sërish sherri në “BB”, Erjola-Romeos: Je kotele
Pas një loje që Veshaj “gatoi” me gazetarin Ervis Myrto, moderatorja reagoi keq.
TIRANË– Një përplasje e re ka nisur në “Big Brother VIP3”, kësaj here protagonistë janë aktori Romeo Veshaj dhe moderatorja Erjola Doçi. Pas një loje që Veshaj “gatoi” me gazetarin Ervis Myrto, moderatorja reagoi keq. Madje i tha se e di se për çfarë njihet jashtë aktori, duke i nënkuptuar marrëdhëniet e tij romatike me vajzat e njohura. Debati mes tyre ka vijuar.
Debati mes tyre:
Erjola: O Romeo s’kam ngel me u marr me ty. Po ik se të gjithë e dimë me çfarë merresh për t’u njohur publikisht.
Romeo: Me kë merrem unë? Mos qaj moj…Nuk zihem me Erjolën. Më kë merrem unë jashtë moj? Me kë jam ngritur? Pi atë ujin, shko tek krevati dhe qaj. U bëre tani do dalësh në Prime, zogu vogël
Erjola: Zogu mos mu drejto mua. Emër, mbiemër me mua.
Romeo: Zogu vogël, të preku babai i Lisit ti.
Erjola: Ti je i pari i kopështit zoologjik, je kotele. Të thashë ti mbrohesh nga gocat, ik bëj bisht muhabetit. mos ndërhy Meriton siç më kërkove ti mua. Të kërkoj respekt, në të kundërt shko dhe fli në krevat. Është e bukur apo jo…nuk është as e bukur këto që na bënë të përjetojmë.