Uncategorized
E ëma e braktisi në bodrumin e një pallati, ndërron jetë foshnja në Tiranë
Ka ndërruar jetë foshnja që u gjet e braktisur në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ditën e djeshme. Foshnja u braktis nga e ëma e cila është shoqëruar tashmë në polici.
Foshnja u gjet nga një banor i pallatit, pasi dëgjoi të qarat dhe më pas lajëmroi policinë. Foshnja ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u dërgua në maternitetin “Koço Gliozheni”. Pavarësisht përpjekjeve të mjekvë, foshnja nuk ia doli dot.
E ëma në dëshminë e saj, ka thënë se braktisi foshnjen, pasi familja e saj nuk ishte në dijeni të shtatzënisë së saj.