AKTUALITET

E fajësonte të atin se i ndërpreu shkollimin, 41-vjeçarja nga FIERI e fton për t’i shprehur dëshirën e veçantë (Video)


Viti 1997. Trazira, rrëmujë. Antoneta ishte në klasë të shtatë dhe një letër nga babai i saj, asokohe emigrant në Greqi, urdhëronte që e bija të mos shkonte më në shkollë dhe të qëndronte e sigurt në shtëpi.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Koha rrjedh dhe Antoneta tashmë është 41 vjeçe, nënë, gjyshe dhe nxënëse e klasës së nëntë duke rrëfyer historinë e saj në “Ka Një Mesazh Për Ty”.Ajo po përgatitet për ditën e parë të shkollës dhe ka diçka për t’i thënë babait të saj në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Antoneta: Unë e kam fajësuar gjithmonë dhe i kam thënë ti je fajtori që më ke lënë pa shkollë. Jo se ai donte se kush është ai prind që e do fëmijën pa shkollë, por ishte situatë e tillë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ardit Gjebrea: Ndërkohë ai e di që ti je futur në shkollë apo nuk e di?

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Antoneta: Edhe e di, edhe s’e di.

Ardit Gjebrea: Si e di dhe s’e di? O e di, o nuk e di.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Antoneta: Ndoshta e merr si lojë.

Ardit Gjebrea: Këtë gjë?

Antoneta: Po.

Ardit Gjebrea: Dhe ti sot ke ftuar babin?

Antoneta: Unë kam ftuar babin sepse të thashë që gjatë gjithë kohës e kam fajësuar dhe i kam thënë ti je fajtori, por nuk e kam thirrur për ta bërë fajtor, por ta falenderoj sepse edhe pse ka qenë pengesë atëherë për shkollën, ka qenë shumë përkrahje dhe ndihmë për mua. Më ka ndihmuar në çdo hap, në çdo problem dhe bashkë me të unë kam arritur këtu ku jam.

Ardit Gjebrea: Ti i ke shoqëruar fëmijët e tu në shkollë?

Antoneta: Po, patjetër.

Ardit Gjebrea: Do doje që pasnesër që fillon shkolla të të shoqëronte babi?

Antoneta: Do të doja t’i thoja babit do më çosh ti./tvklan.al

VIDEO

Related Articles

Back to top button