BOTAKRONIKË

E fshehur mes bananeve, sekuestrohet në Kolumbi kokaina me destinacion Evropën , dyshohet se u porosit nga karteli ballkanik


Autoritetet kolumbiane kanë sekuestruar rreth 2.6 tonë kokainë që kishte si destinacion përfundimtar Holandën dhe Belgjikën.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Raportohet se autoritetet sekuestruan sasinë e kokainës në dy operacione të zhvilluara në portin “Santa Marta”, ndërsa sipas mediave latine bëhet me dije se lënda narkotike ishte fshehur në një ngarkesë me banane.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Gjatë këtij kontrolli u konfiskuan rreth 2.4 tonë hidroklorur me përmbajtje kokaine.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Sakaq, operacioni i dytë u krye gjatë inspektimit të një ngarkese po me banane e cila kishte si destinacion portin e Antwerpit në Belgjikë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në këtë kontroll të autoriteteve kolumbiane u gjetën 196 kilogramë kokainë, ndërsa autoritetet kanë nisur punën për identifikimin e autorëve.

Sipas mediave në Kolumbi nuk përjashtohet mundësia që kokaina e pastërtisë së lartë të ishte e destinuar për trafikantët e drogës të të ashtuquajturit karteli ballkanik, i cili ka bashkuar bosët e mafias shqiptare dhe serbe.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”


Related Articles

Back to top button