AKTUALITETMOTITË NDRYSHME

E hëna sjell ‘freski’, ulje temperaturash/ Gjoni: Fieri, Tirana, Elbasani dhe Berati, termometri deri në 41 gradë


Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave ka deklaruar se këtë të premte është shënuar dita më e nxehtë e muajit qershor me temperatura 41 Gradë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ajo ka thënë për “ABC News” se qytetet më të nxehta, ku temperaturat  pritet të kapin majat, janë Fieri, Tirana, Elbasani dhe Berati.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Prisnim që temperaturat gjatë ditës së sotme të rregjistronin deri në 41 Gradë në qendrat e mëdha urbane siç është Tiranë, Fieri, Shkodra, Elbasani, Berati, të cilat janë dhe qendrat më të nxehta. Deri tani ka rregjistruar Rinasi 39 Gradë, Tirana vazhdon që të qendrojë në 38.2, Gjirokastra në 39, por do duhet të përfundojnë dhe dy orët e tjera të drekës për të parë nëse temperaturat do të qendrojnë në një gradë të tillë, apo do të ulen”.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Më tej, Gjoni theksoi se fundjava do të ketë ulje me dy gradë të temperaturave. Ndërsa, javën e ardhshme do të jetë më e freskët, pasi vala e të nxehtit do të përfundojë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“E diela sërish shënon një rënie të temperaturash prej dy gradësh dhe dita e hënë do të bëjë edhe një kthesë për sa i përket temperaturave shumë të larta. Java që vjen pritet të jetë më e freskët, kjo valë e të nxehtit përfundon ditën e dielë”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button