E PADËGJUAR! Burri fsheh vdekjen e nënës së tij për mbi 30 vjet, gjithçka vetëm për para
Një burrë nga Kalifornia është shpallur fajtor për faktin që ka fshehur vdekjen e nënës së tij për më shumë se tre dekada, ndërkohë që merrte pensionet e saj.
Donald Felix Zampach nga Poway mblodhi mbi 830,000 dollarë fonde publike dhe gati 30,000 dollarë në karta krediti të hapura me mashtrim gjatë tre dekadave.Mashtrimi filloi në vitin 1990 kur nëna e tij vdiq në Japoni.
Pak para vdekjes së saj, Zampach transferoi pronësinë e shtëpisë te vetja. Në shumë vite pas vdekjes së nënës, Zampach mbajti llogaritë e saj bankare, falsifikoi firmën e saj dhe paraqiti deklarata të falsifikuara tatimore.
E vetmja gjë që ai nuk e bëri kurrë: të raportonte vdekjen e nënës së tij te sigurimet shoqërore në mënyrë që të ndalonin pagesat.
Zampach është liruar me kusht dhe do të dënohet më 20 shtator. Si pjesë e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, i kërkohet që shtëpia të mos jetë më në emrin e tij si edhe të kthejë 830,000 dollarë.