AKTUALITET

E panë me sytë e tyre/ Deputetët e PD pranojnë investimin në Inceneratorin e Fierit 


Shkuan për të vërtetëuar nëse inceneratori i Fierit vërtetë ekzistonte dhe duket se deputetët e Partisë Demokratike u bindën.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ata, sot u bënë dëshmitarë të investimit gjigand të impiantit të Fierit që do t’i shërbejë qytetit me mbledhjen e mbetjeve.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Megjithatë refuzuan të shkonin tek landfilli për të parë vendgrumbullimin e mbetjeve.

Anëtarët e Komisionit Hetimor për Inceneratorët mbërritën sot për të inspektuar impiantin e ndërtuar në këtë qytet, me kërkesë të opozitës.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Atyre iu shpjegua çdo gjë lidhur me kontratën e nënshkruar apo dhe informacione për sasinë e mbetjeve që vijnë në impiant gjatë një dite.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Deputetët e komisionit panë në detaj të gjitha hallkat e procedurave që ndiqen në impiant dhe aparaturat që janë ndër më modernet.

Administratori i impiantit tha se impianti ishte aty duke shuar të gjitha dyshimet e atyre që thonin se nuk ekziston fare.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Unë mund t’ju flas për gjërat teknike. Jemi në zonën e koleksionimit të mbetjeve. Mbetjet menaxhohen në landfillin e qarkut Fier. Pastaj kalohet në disa faza. 180 tonë mbetje në ditë, impianti është i programuar për 220 tonë. Investimi është bërë me aparatura.

Ne jemi këtu për ju që thonit nuk ekzistojmë fare. Parashikohet që 40 ditët e ardhshme të bëhet i gjithë koalidimi si proces, tani mbetet vetëm procesi teknologjik, për të përfunduar procesin. Në atë moment do vihet në punë me mbetje urbane, se duke u punuar nuk mund të kesh prezencën e mbetjeve urbane,” tha administratori.

Related Articles

Back to top button