AKTUALITETFIERI YNË TV
E paprecedente/ Qindra mijera shishe qelqi dhe mbetje spitalore te hedhura ne pyjet e Peshtanit
Zjarri ne masivet pyjor te Peshtanit, Cakranit e Kreshpanit ka shkaktuar dhe vazhdon te shkaktojë deme te medha dhe te pariparueshme, pasi siperfaqe te tera jane shkrumbuar.
E tmerrshme eshte se pas fikjes se zjarrit, dolen ne pah qindra mijera shishe qelqi dhe cka eshte me tronditese mbetje spitalore.
Nje fenomen shqetesues qe pervec imazhit te shemtuar, ka shkaktuar pasoja teper te renda per mjedisin dhe natyren.
Është koha që të gjithë ne të ndërgjegjësohemi dhe të ndërmerren hapa seriozë për të parandaluar ndotjen e pyjeve dhe për të ruajtur bukurinë dhe integritetin e natyrës.