AKTUALITETPOLITIKË

E papritur/ Lindita Nikolla jep dorëheqjen nga posti i Kryetares së Parlamentit


Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka njoftuar nga foltorja e Kuvendit se do të tërhiqet nga posti pas 3 vitesh në detyrë. Nikolla njoftoi se largimi i saj ndodh për shkak të jë situate personale shëndetësore, e cila ia bën të pamundur kryerjen e detyrës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Këtu mbyllet shërbimi im 3-vjeçar në krye të vendit si rezultat i një situate personale shëndetësore që ma bën të pamundur të kryej detyrën. Jam përpjekur të jap më të mirën cdo ditë, për të siguruar mbarëvajtjen e punës së Parlamentit pa i hyrë kujt në hak në këtë sallë, Nëse dikujt i kam krijuar një përshtypje tjetër, ju siguroj s’e kam pasur qëllim.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Fatmirësisht kur kam marrë edhe sulme verbale, më mbetet ndjesia e mirë e respektit që më keni dhënë. Ju falënderoj të gjithëve, falënderoj administratën, punonjësit e shërbimit dhe ju uroj të gjihëve të keni angazhim dhe shëndet të plotë për të vijuar. Largimi im është i padëshiruar por i nevojshëm,” tha Nikolla.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button