POLITIKËSTAR CHANNEL

E papritur në kampin opozitar, Berishës i ikën një aleat nga koalicioni

Ende pa mësuar listën e kandidatëve për deputetë, në kampin e opozitës ka nisur përçarja. Aleancës për Shqipërinë Madhështore i ka ikur një parti.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, njoftoi këtë të mërkurë se është tërhequr nga koalicioni zgjedhor i Partisë Demokratike. Në një letër dërguar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, kreu i kësaj partie, Vasil Sterjovski kërkoi të çregjistrohet emri nga koalicioni.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njofton tërheqjen nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 Maj 2025. Në këtë kuadër ju kërkojmë të çregjistroni emrin e partisë sonë nga ky koalicion”, thuhej në letrën dërguar KQZ.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kujtojmë se koalicioni i Partisë Demokratike përbëhej nga 26 parti në total.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në kampin demokrat, Kryesia e partisë do të vendosë ditën e sotme për listën përfundimtare. Sali Berisha i ka dhënë aleatëve të tij 8 vende deputetësh në listat e sigurta.

Në kërkesën e tij, Strejovski nuk bën publike arsyet e largimit nga koalicioni me Berishën. Po ashtu mbetet e paqartë se si do të veprojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në këtë rast.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button