AKTUALITETBOTAKRONIKË

E pazakontë në Gjermani, kapen 35 ton kokainë me vlerë rreth 30 miliardë euro


GJERMANI – Tridhjetë e pesë ton kokainë, me vlerë rreth 30 miliardë euro janë zbuluar nga policia gjatë bastisjeve të kryera në shtatë shtete federale.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas Bild.de, kjo ka qenë zbulimi dhe “konfiskimi më i madh i kokainës” në Gjermani dhe solli arrestimin e 7 personave.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Një pjesë e madhe e kësaj sasie kokaine është kapur në portin e Hamburgut. Një pjesë e saj ishte fshehur në arkat e frutave mes ananasit.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Bastisjet u zhvilluan në North Rhine-Ëestphalia, Bavari, Berlin, Brandenburg, Hamburg, Hesse dhe Saksoninë e Ulët.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Deri më tani nuk dihen detaje të tjera dhe as nuk dihet se kush është arrestuar.

Bëhet fjalë për rezultatet e operacionit të koduar ‘Plexus’, i cili u krye nga një ekip i përbashkët hetuesish narkotikësh doganor dhe policor nga Shtutgarti, Karlsruhe dhe North Rhine-Ëestphalia.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button