KRONIKËSTAR CHANNEL

E reja greke kishte ardhur në Shqipëri për festat, por humbi jetën/ Zbardhet dinamika e aksidentit të rëndë në afërsi të Korçës

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti i rëndë i mbrëmjes së djeshme në fshatin Zëmblak, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, teksa nga hetimet paraprake mësohet se te dyja mjetet kanë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Sipas të dhënave, dyshohet se drejtuesi i mjetit tip Peugeot ka bërë manovër të gabuar, ku edhe sipas deklarimit të tij në polici, ai ka deklaruar se i ka dalë një kafshë para dhe ka devijuar mjetin për të mos e goditur.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Kjo manovër ka rezultuar fatale pasi është përplasur kokë më kokë në korsinë tjetër me mjetin Mercedes-Benz. Goditja ka qenë shumë e fortë çka ka sjellë edhe vdekjen e menjëhershme të 24-vjeçares greke, pasagjere në mjetin Peugeot.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Dy të rinjtë jetonin në Selanik, mësohet se kishin ardhur në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit. Trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë pasi do të jenë ata që do të bëjnë këqyrjen për arsye se është shtetase e huaj.

Hetimet ende vijojnë nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button