AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDITRAJONI
E rëndë, 13-vjeçarja rrëmbehet dhe për*unohet nga dy persona
Dy persona nga Malisheva dyshohet se kanë rrëmbyer dhe kanë abuzuar seksualisht me një 13-vjeçare.
E mitura, sipas raportimeve, është gjetur me dy persona 20 dhe 37 vjeç, në një shtëpi në Llapushnik të Drenasit.
Dy personat që dyshohet se e kanë dhunuar seksualisht të miturën nga Malisheva janë Luan Foniqi, 20-vjeçar dhe Dashnim Xhaferi, 37-vjeçar.
13 vjeçarja nga Malisheva ishte raportuar e zhdukur nga familja e saj.
Vajza pasi u gjet, u dërgua në spital për ekzaminimet e nevojshme dhe më pas ka dhënë deklaratën e saj lidhur me atë se çfarë kishte ndodhur gjatë kohës që ajo ishte larg shtëpisë.