Në media është shpërndarë momenti kur 32-vjeçari sirian plagos fëmijët në parkun e lojërave.
Opinioni publik francez është i tronditur dhe thellësisht i shqetësuar nga sulmi i sotëm i një 32-vjeçari sirian, i cili para orës 10 të mëngjesit, sipas orës lokale, goditi me thikë gjashtë persona në një shesh në qytetin Annecy në Haute-Savoie, katër fëmijë të vegjël, nga mosha dy deri në 3 vjeç dhe dy të rritur.
Nga dy fëmijët e tjerë që u goditën me thikë, njëri është vetëm 22 muajsh, me origjinë gjermane, ndërsa tjetri tre vjeç, me origjinë nga Britania. Autori që shpërndau terror në këndin e lojërave ku luanin të shkujdesur fëmijët e vegjël quhet “Abdalmasih H”. Ai ka marrë statusin e refugjatit në Suedi, është i martuar me një grua suedeze dhe është baba i një fëmije tre vjeçar. Autori nuk kishte “dosje” në Polici. Atij i është gjetur një kryq dhe siç është shprehur ai është i krishterë me origjinë siriane.
Siç raporton gazeta franceze “Le Figaro”, sulmuesi sirian ka lindur në janar të vitit 1991. Ai kishte hyrë legalisht në Francë ndërsa kishte aplikuar për azil nëntorin e kaluar, sipas një burimi policor.
Mirëpo, siç raporton rrjeti francez BFMTV, pasi që atij i ishte dhënë statusi i refugjatit në Suedi, kërkesa e tij në Francë u refuzua.