KRONIKË
E rëndë, 50-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati, dyshohet se…
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 13:40 në lagjen “Jani Vruho”, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është hedhur nga kati i pestë i një pallati, shtetasi Ali Rama, 50 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën.
Nga deklarimet e familjarëve shtetasi A.R, prej disa kohësh vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.