KRONIKË

E RËNDË/ Gjyqtarja hedh vjehrrën nga kati i pestë i pallatit


Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë. Një gjyqtare e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka hedhur vjehrrën nga ballkoni i pallatit në katin e 5-të.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Lajmi tronditës është bërë me dije nga avokati Arben Llangozi, i cili përmes një postim-denoncimi në Facebook ka treguar dje rastin e rëndë. Sipas avokatit, ditën që ka ndodhur ngjarja gjyqtarja ka qenë në shtëpi vetëm me vjehrrën.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Për të mos lënë shenja gishtash gjyqtarja ka përdorur batanijen me të cilën vjehrra ishte mbuluar, për të ekzekutuar veprimin e rëndë. Por ajo që shqetëson avokatin përpos ngjarjes tronditëse, është se përse policia nuk e ka arrestuar ende gjyqtaren.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Avokati thotë se ka dyshime nëse autoritetet kanë nisur hetim për gjyqtaren.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Dhe nëse nuk ka hetim përse nuk ka filluar? A do të filloj hetim për këtë gjyqtare ? A do të arrestohet për vrasje me dashje kjo gjyqtare?”, shkruan avokati në Facebook. Lidhur me ngjarjen nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar nga policia.

Postimi i plotë i avokatit

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

E tmerrshme! Mora vesh se një gjyqtare e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka hedhur vjehrrën nga ballkoni i pallatit në katin e 5-të.

Në ekzekutim kjo gjyqtare ka përdorur batanijen me të cilën vjehrra ishte mbuluar. për të mos lënë shenja gishtash.
Atë ditë mungonte shërbëtorja dhe ishte vetëm në shtëpi
Gjyqtarja bashk me vjehrrën e cila përfundoi jasht nga ballkoni në trotuar.

Përse policia nuk e ka arrestuar? A ka filluar hetim ? Dhe nëse nuk ka hetim përse nuk ka filluar? A do të filloj hetim për këtë gjyqtare ? A do të arrestohet për vrasje me dashje kjo gjyqtare?

Related Articles

Back to top button