KRONIKË

E rëndë në Ballsh/ Mësuesi konsumon medikamente mjekësore tek varri i gruas dhe ndërron jetë (EMRI+FOTO)


Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Ballshit, ku shtetasi Petrit Jaupaj, 60 vjeç, banues në Ballsh, në gjendje në rënduar emocionale i ka dhënë fund jetës duke konsumuar medikamente mjekësore pranë varrit të bashkëshortes së tij. Si pasojë 60-vjeçari është gjetur i vdekur nga qytetarë të tjerë në varrezat publike të Ballshit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Mësohet se Petrit Jaupaj ishte mësues i lëndës së Bio-Kimisë në shkollën 9-vjeçare “5 Shkurti” të Ballshit, ndërsa rreth një vit e gjysmë më parë bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Trupi i 60-vjeçarit është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Fier, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Mallakatër/Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në varrezat e qytetit të Ballshit, shtetasi P. J., 60 vjeç, dyshohet se ka konsumuar sasi medikamentesh mjekësore dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button