AKTUALITETKRONIKË
E rëndë në Fier, 58-vjeçarja gjendet e varur në oborrin e banesës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Kurjan të Roskovecit. Një 58-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur.
Roskovec, Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, është gjetur nga familjarët, në oborrin e banesës, pa shenja jete, shtetasja B. S., 58 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.