KRONIKËSTAR CHANNEL

E rëndë në Fier! Burri lë shtatzënë një vajzë me probleme të shëndetit mendor

Një ngjarje e rëndë është zbuluar nga Prokuroria e Fierit, e cila ka dërguar në gjyq një person, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Hetimet nisën nga ankimimi i vetë të dëmtuarës, një shtetase me iniciale K.Ç.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Prokuroria thotë se pas kryerjes së një vizite mjekësore ajo ishte informuar se ishte shtatzënë prej dy muaj.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ekspertimi psikiatriko-ligjor vërtetoi se ajo prezantonte zhvillim intelektual të ulët, krahasuar me moshën mendore të një 6-vjeçari.

Reklama në FieriWeb

Në vijim, autoritetet kanë marrë mostra nga fetusi i abortuar i të dëmtuarës dhe nga krahasimi me profilin gjenetik nga mostrat e marra nga i dyshuari, shtetasi M.Ç., rezultoi se paraqiste lidhje gjenetike babë-bijë.

Pas këtij konstatimi është ripyetur e dëmtuara. Ajo ka pohuar faktin se kishte kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin M.Ç., për të cilin tregonte se ky person kishte abuzuar me të, duke kryer marrëdhënie në banesën e saj, pa dëshirën e saj. Ky fakt u konfirmua edhe nga deklarime të tjera, ku tregohej se e dëmtuara kishte treguar për këtë ngjarje.

Njoftimi i Prokurorisë Fier:

Related Articles

Back to top button