E Rëndë në Fier: Dy raste të vetëvarjes brenda disa orësh, policia nis hetimet
Në fshatin Kashisht dhe Dushk të Fierit janë regjistruar dy ngjarje të rënda brenda të njëjtës ditë, ku dy persona janë gjetur të vetëvarur pranë banesave të tyre.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, rreth orës 17:30, në fshatin Kashisht, është gjetur e vetëvarur në një hangar afër banesës së saj, shtetasja F. K., 59 vjeçe. Ndërkohë, rreth orës 22:55, në fshatin Dush
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
-Rreth orës 17:30, në fshatin Kashisht, në një hangar në afërsi të banesës së saj, është gjetur nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, shtetasja F. K., 59 vjeçe.
-Rreth orës 22:55, në fshatin Dushk, në një kasolle në afërsi të banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi I. T., 66 vjeç.
Grupet hetimore po punojnë për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtyre rasteve.