KRONIKËSTAR CHANNEL
E Rëndë në Fier / Familjarët gjejnë të varur në banesë 57-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Libofshë të Fier. Një grua 57-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj nga familjarët.
Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, shtetasja me inicialet M.Z. dyshohet se është vetëvarur. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.




