AKTUALITETKRONIKË

E rëndë në Finiq, ish-polici i burgjeve gjendet i vetëv*rur në portën e manastirit të fshatit! 34-vjeçari, baba i tre fëmijëve


Një ish-efektiv i Policisë së Burgjeve në Sarandë është gjetur i vetëvarur në portën e manastirit të fshatit Kostar, në Bashkinë Finiq. 

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Raportohet se trupi i pajetë është gjetur nga një qytetar, i cili po shkonte për të ndezur qiri në manastir.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas banorit, ka qenë rreth orës 7 të mbrëmjes së sotme, kur ai është përballur me trupin e pajete të 34-vjeçarit, i varur në derën e brendshme në oborrin e Manastirit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Menjëherë është njoftuar policia dhe në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të Postës së Policisë Livadhja.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Viktima është identifikuar si Roland Serjani, 34 vjeç banues në Delvinë, prind i 3 fëmijëve dhe ish-efektiv i Policisë së Burgjeve në Paraburgimin e Sarandës.

Pas mbylljes së Paraburgimit, ishte punësuar si shofer në një subjekt privat në Delvinë. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button