AKTUALITETBOTA

E RËNDË në Gjermani/ Shqiptari vr*t ish-gruan në sy të tre fëmijëve të mitur, arrestohet nga policia


Një ngjarje e rëndë ka nodhur dy ditë më parë në Gjermani, ku një shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka vrarë ish-gruan e tij me thikë në prani të tre fëmijëve të mitur.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Raportohet se krimi ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Dortmundit. Viktima, një 30-vjeçare shqiptare, ka humbur jetën pas disa goditjeve me thikë nga ish-bashkëshorti i saj 33-vjeçar.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Fëmijët e çiftit, përkatësisht të moshave 3, 4 dhe 6 vjeç, kanë qenë dëshmitar të ngjarjes. Pasi e panë nënën e tyre të gjakosur ata kanë kërkuar ndihmë nga fqinjët, por fatkeqësisht gruaja nuk mundi të mbijetonte plagëve të marra të shkaktuar nga goditjet me thikë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Pas kryerjes së krimit, autori ka tentuar të largohet drejt Maqedonisë, por është arrestuar nga policia gjermane në afërsi të Würzburg. Burri i cili njihej për dhunën e vazhdueshme që ka ushtruar ndaj viktimës po hetohet për vrasje me dashje. Sipas Bild gruaja ishte zhvendosur në apartamentin e ri në North Rhine-Ëestphalia në fund të tetorit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Back to top button