AKTUALITETBOTA
E RËNDË në Itali/ Ra nga kati i 7 i pallatit, humb jetën 14-vjeçarja shqiptare
Një adoleshente me origjinë shqiptare, rreth 14-vjeç, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Piacenza të Italisë pasi ra nga çatia e një pallati 7 katësh.
Sipas mediave italiane, rënia e vajzës u ndalua nga tarraca e një apartamenti në katin e katërt, por ekipi i shpëtimit nuk mundi të bënte asgjë për të.
Hetuesit aktualisht nuk po përjashtojnë asnjë hipotezë në lidhje me dinamikën dhe shkaqet.