RAJONISTAR CHANNEL

E rëndë në Kretë, nëna dhe partneri i saj dhunojnë fëmijën 3 vjeç! Në banesën e çiftit policia gjen armë dhe sende që janë përdorur për rrahjen e të miturit

GREQI – Ngjarja tronditëse e abuzimit të një fëmije 3-vjeçar nga nëna e tij 26-vjeçare dhe partneri i saj 44-vjeçar ka shkaktuar tmerr në Heraklion të Kretës. Fëmija ndodhet i shtruar në gjendje kritike në spitalin PAGNI, ku është intubuar në ICU pas zbulimit të gjendjes së tij mëngjesin e së dielës (26 janar).

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD SOA”

Sipas raportimeve, çifti ka fajësuar njëri-tjetrin për abuzimin, ndërsa partneri 44-vjeçar, i varur nga droga, kishte një histori dhune në familje të dokumentuar nga ish-bashkëshortja e tij në vitin 2022.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Makthi që ka përjetuar fëmija është zbuluar pas një telefonate të bërë në EKAV nga një banor i Therissos Heraklion. Kur ambulanca mbërriti, fëmija ishte në gjendje kome dhe kishte shenja të dukshme të abuzimit fizik, përfshirë mavijosje, çarje, djegie nga cigaret dhe lëndime të tjera të përsëritura. Mjekët konstatuan hematoma në tru dhe këputje të aortës abdominale, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në banesën e çiftit, policia gjeti armë dhe objekte që dyshohet se janë përdorur për të rrahur fëmijën, përfshirë një pistoletë me ajër, një shkop druri dhe copa druri nga krevati i tij. Lagjia kishte dëgjuar zhurma të dyshimta nga shtëpia, por nuk kishte raportuar asgjë tek autoritetet.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë, lëndim trupor ndaj një personi të pambrojtur dhe dhunë në familje. Gjithashtu, tek 44-vjeçari u gjetën shtatë tableta Xanax pa recetë mjekësore.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button