E rëndë në Lushnjë, babai plagos me armë gjahu vajzën dhe më pas vret veten! 40-vjeçarja në gjendje të rëndë (EMRAT)
LUSHNJË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë ku babai ka plagosur me çifte vajzën dhe më pas ka vrarë veten. Behar Musaku, 82-vjeç ka qëlluar me çifte në pjesën e barkut vajzën tij Rudina Musaku, 40-vjeçe, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjës. Më pas i moshuari ka vrarë veten.
40-vjeçarja thonë burime për Report Tv, kishte 3 vite që ishte e divorcuar dhe është nënë e 2 fëmijëve. Fëmijët jetojnë me babain në Berat. Para rreth një javë është rikthyer që të jetojë në shtëpi me të atin në Berat.
‘Rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten.
Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.’- njofton policia,