KRONIKËSTAR CHANNEL
E rëndë në Roskovec/ Autori dyshohet se ka marrë peng ish-bashkëshorten dhe të fejuarën e tij
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë kriminale e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vidhisht, në Roskovec.
Sipas informacioneve paraprake, pas vrasjes së ish-vjehrrit dhe plagosjes së ish-vjehrrës me armë gjahu, autori i dyshuar, Refit Buzi, është larguar nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete me forcë ish-bashkëshorten dhe të fejuarën e tij.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po zhvillon një operacion të gjerë për lokalizimin dhe kapjen e 35-vjeçarit, ndërsa po punohet edhe për gjetjen e dy grave.
Rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivet e saj janë ende nën hetim nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë.




