E rëndë në Sarandë/ Burri plagos gruan me thikë në bark, policia në kërkim të autorit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar vetëm pak më parë në qytetin e Sarandës, teksa raportohet se një grua është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj.
Autori që goditi bashkëshorten me thikë. Ai është Adriatik Bodini, 55 vjeç.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, ndërsa gruaja, e identifikuar si Miranda Bodini është qëlluar me thikë në bark.
Ajo është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku mësohet se po merr ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit.
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:40, në banesën e tyre, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se shtetasi A. B., 55 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen M. B., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.