E rëndë në Sarandë/ U godit me shishe në kokë nga fqinji, ndërron jetë 65-vjeçari, arrestohet autori
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjashtë, Bashkia Sarandë.
Gazetarja Shpresa Dine raporton se Admir Beqiri 42 vjeç ka goditur me shishe qelqi shtetasin Gëzim Bizoni 65 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së viktimës. Për rrjedhojë 65 vjeçari ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin Admir Beqiri i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore.
Dyshohet paraprakisht se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.
Vijon puna e grupit hetimor për përcaktimin e shkakut të konfliktit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftim i Policisë Sarandë / Informacion paraprak
Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. B., rreth 42 vjeç, ka goditur me shishe qelqi shtetasin G. B., rreth 65 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje, në oborrin e banesës së tij.
Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.