KRONIKËSTAR CHANNEL

E rëndë në Tepelenë, shpërthen një granatë, plagosen rëndë dy persona

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Mamaj, pjesë e bashkisë Tepelenë, ku dy persona të identifikuar si Lisjen Shehu, 34 vjeç, dhe Xhuljano Sala, 28 vjeç, kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve paraprake, një 27-vjeçar ka qenë në një kasolle ku dyshohet se mbaheshin granata, kur njëra prej tyre ka shpërthyer në dorën e tij. Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime shumë të rënda dhe dyshohet se ka humbur të dyja duart. I riu është transportuar fillimisht drejt spitalit dhe më pas është nisur me urgjencë për në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur edhe një tjetër i ri, rreth të 20-ave, i cili ka marrë dëmtime në kokë dhe në fytyrë. Ai ndodhet aktualisht në gjendje të rënduar në spitalin e Gjirokastër, ndërsa pritet që edhe ai të transportohet drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Dyshohet se lënda shpërthyese ndodhej në kasollen ku ndodheshin të rinjtë në momentin e incidentit, ndërsa rrethanat e plota mbeten ende të paqarta.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button