E rëndë në Tiranë/ 31-vjeçarja i jep fund jetës, hidhet nga kati i gjashtë i pallatit
Një 31-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri” në Tiranë.
Ndërkohë, në Valias një 24-vjeçar ka aksidentuar me makinë një 63-vjeçare, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.10.2024, rreth orës 17:20, në Valias, shtetasi E. S., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen L. B., rreth 63 vjeçe. Si pasojë e dëmtimeve të marra kjo shtetase ka ndërruar jetë në spital gjatë natës.
Më datë 29.10.2024, rreth orës 03:15, në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri” dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 6 i pallatit ku banonte shtetasja J. A., 31 vjeçe e cila si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të dy ngjarjeve.