KRONIKË
E rëndë në Tiranë, 33-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë nga bashkëshorti
Një 33-vjeçare është gjetur e pajetë nga bashkëshorti i saj, ditën e sotme në Kombinat.
Menjëherë, sapo morën njoftimin, policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes, ku konstatuan se vdekja kishte ardhur për shkaqe natyrore.
Njoftimi i policise:
“Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 11.07.2023, në Rrugën e Qelqit, në Kombinat, në banesë është gjetur nga bashkëshorti i saj, pa shenja jete shtetasja Dh. J., 33 vjeçe. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe vdekja dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”