KRONIKËSTAR CHANNEL
E rëndë në Tiranë/ Gjendet pa jetë një punonjës i Policisë Rrugore

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, një punonjës i Policisë Rrugore është gjetur pa shenja jete në zonën e Freskut.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij rasti.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me shkaqet e ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë. Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të hedhur më shumë dritë mbi rastin.
Lajmi ka shkaktuar tronditje mes kolegëve të efektivit dhe opinionit publik.




