AKTUALITET

E rëndë në Tiranë/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërr*n je*ë 56-vjeçari punonjës sigurie i kompanisë “Illyrian Guard”


Policia e Tiranës ka reaguar pas ngjarjes tragjike ku Han Dragjoshi, një punonjës sigurie i kompanisë “Illyrian Guard” humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë detyrës në “Albcontrol”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas deklaratës së policisë, incidenti ndodhi në një kabinë elektrike që ndodhej disa metra larg vendit ku punonjësi kryente detyrën e tij, një fakt ky që çuditërisht është theksuar posaçërisht në njoftimin zyrtar.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Lajmi u konfirmua fillimisht nga familjarët, të cilët shprehën shqetësimin për vonesën e reagimit të shërbimit të emergjencës dhe për mungesën e informacionit nga “Illyrian Guard” në lidhje me ngjarjen. Policia bëri të ditur se punonjësi 56-vjeçar u dërgua në spital për trajtim mjekësor, por për shkak të dëmtimeve të marra nga rryma elektrike, ai ndërroi jetë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Njoftimi i policisë:

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Më datë 09.11.2024, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi H. D., 56 vjeç, punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, i cili dyshohet se gjatë orarit të punës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike (disa metra larg vendit ku kryente shërbimin). Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button