AKTUALITETKRONIKË

E rëndë në Vlorë/ 17-vjeçari plagos me thikë një person me probleme të shëndetit mendor

Një ngjarje e rendë ka ndodhur në Vlorë, ku një 17-vjeçar ka plagosur me thikë një person i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Personi i plagosur është transportuar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në polici.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Njoftimi i policisë:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sot, rreth orës 19:30, në lagjen “Pavarësia”, në vendin e quajtur “Aleksandria”, në një restorant, dyshohet se shtetasi i mitur I. H., 17 vjeç, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. V., 38 vjeç, banues në Vlorë (me probleme të shëndetit mendor), i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Back to top button