KRONIKËSTAR CHANNEL
E rëndë në Vlorë/ Gruaja bie nga ballkoni pranë Lungomares, në gjendje kritike në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku një grua ka rënë nga ballkoni i një pallati pranë zonës së Lungomares.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, ajo është transportuar me urgjencë në spital, ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes dhe nuk është përcaktuar nëse bëhet fjalë për një rënie aksidentale apo për një rast me shkaqe të tjera.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për sqarimin e rrethanave që çuan në këtë incident.




