BOTAKRONIKË

E rëndë, shkuan për të festuar një ditëlindje, çifti gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Las Vegas, ku një çift janë gjetur të pajetë, në një dhomë hoteli. Siç raportojnë mediat e huaja, Keaton dhe Lillie Lutringer, të moshave 32 dhe 37-vjeç, kishin shkuar në këtë qytet për të festuar një ditëlindje.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Paraprakisht, dyshohet se ata kanë ndërruar jetë prej mbidozës së d*rogës. Edhe një mik i tyre, Francisco Vasquez, 43-vjeç, u gjet në gjendje të rënduar shëndetësore në të njëjtin hotel.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ai ndërroi jetë në spitalin Valley, pak orë më vonë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Forca të shumta policore kontrolluan në mënyrë intensive në “Four Queens Resort and Casino” në Fremont Street, pasi prindërit e Lillie denoncuan zhdukjen e tyre për më shumë se 12 orë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ajo që mbetet e çuditshme sipas hetuesve, është fakti se çifti nga Teksasi nuk rezultonin përdorues të mëparshëm të dr*ogës.

Në dhomë dhe tualet u gjetën disa çanta që dyshohet të jenë të mbushura me k*okainë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Shoku i tyre, mbante dhe një armë në brez, sipas raportit të policisë. Kjo e fundit ka ende shumë pikëpyetje, lidhur me vdekjen tragjike të 3 të rinjve.

Related Articles

Back to top button