E RËNDË/ U futën në liqenin e Hidrocentralit të Banjës për t’u larë dhe nuk dolën më, mbyten babai me dy djemtë dhe nipin (EMRAT)
Një tragjedi është ajo që ka ndodhur pasditen e sotme në Gramsh. 46 vjeçari Arben Zogu, baba i 19-vjeçarit Ruben Zogu dhe 14-vjeçarit Esti Zogu, së bashku me kushëririn e tyre 20-vjeçari Melsi Zogu dyshohet të jenë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit.
Të katër personat janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më. Menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur palombarët e RENEA-s për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni. Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.
NJOFTIM I PLOTË:
Rreth orës 19:00, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 shtetas dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe zjarrëfikësit, ku ka rezultuar se:
Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç , (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi M.Z, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.
Gjiihashtu menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.
Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.
Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.